INSTALIMI I MYSQL PHP APACHE
 
INSTALIMI I MYSQL PHP APACHE Një nga piataformat më të përhapura për krijimin e faqeve dinamike në web është padyshim ajo që parashikon bashkëekzistimin në ambientin Linux të Web Server Apache me interfaqen Php, të kompiluar nga ana e saj me suportin për të paktën një DBMS , në rastin tonë Mysql. Në këtë udhëzues të shkurtër do të shohim hapat e nevojshëm për krijimin e një ambienti të tillë, duke në pas një instalimin e komponentëve që e përbëjnë. -- HAPI 1: INSTALIMI I MYSQL -- Si gjë e parë duhet të kemi një kopje të shpërndarjes si burues të produktit , duke e shkarkuar nga siti zyrtar www.mysql.com; për momentin versioni më i freskët është versioni 3.23.36. Lidhuni në sistem si përdorues "root" dhe shkarkoni file nën një directory të zgjedhur me dëshirë. Tani shkoni tek directory e zgjedhur dhe skompatoni file e kompresuar me: # gunzip -c mysql-3.xx.xx.tar.gz | tar xvf - (ku mysql-3.xx.xx.tar.gz është emri i file të shkarkuar) Kjo komandë do të krijojë një directory me emrin mysql-3.xx.xx. Spostohuni brenda saj me: # cd mysql-3.xx.xx Lëshojmë script-in e konfigurimit me: # ./configure --prefix=/usr/local/mysql Opcioni "--prefix" lejon të specifikosh path name komplet të directory të instalimit të produktit. N.q.s. keni një makinë më pak memorje (RAM) është mirë të përdorni edhe opcionin "--with-low- memory", për të optimizuar përdorimin gjatë fazës së kompilimit. Kryejmë pra kompilimin me: # make Instalojmë file binari e krijuar kështu në directory e specifikuar me opcionin "--prefix" të script-it të konfigurimit, me komandën: # make install Në këtë pikë mund të krijojmë tabelat e përdorura për të përcaktuar të drejtat. # scripts/mysql_install_db Mysql tashmë është gati për të punuar: mjafton të lëshojmë demonin që i kontrollon aktivitetin, me këto veprime: # cd /usr/local/mysql/bin # ./safe_mysqld & Për t'u siguruar që mysql është aktiv mund të bëjmë: # mysqlshow ââ?¬“p dhe si përgjigje do të kemi: Enter password: +-----------+ | Databases | +-----------+ | mysql | +-----------+ -- HAPI 2: INSTALIMI I APACHE DHE DI PHP -- Kompilimi i web server apache dhe i gjuhës së scripting php janë faza të lidhura me njëra-tjetrën. Megjithatë është e mundur zgjedhja midis dy rrugëve alternative: të instalosh php si një modul dinamik ose t'a instalosh si modul statik. Në rastin e parë krijohet një libreri dinamike (me ekstensionin .so) që rri veç objektit të apache dhe ngarkohet në memorje vetëm një herë, duke optimizuar përdorimin dhe duke përmirësuar prestacionet globale. Metoda e dytë parashikon përkundrazi përfshirjen e modulit statik të prodhuar nga kompilimi i php (me ekstensionin .a) në të zbatueshmen e apache, duke zmadhuar në menyrë të ndjeshme përmasat e objektit final. Megjithëse është natyrale zgjedhja e rrugës së parë, le t'i shohim të dy mundësitë. KOMPILIMI I PHP SI MODUL DINAMIK I APACHE -- HAPI 2.1: INSTALIMI I APACHE -- Si fillim shkarkojmë nga siti www.apache.org një kopje të buruesit në një directory të zgjedhur sipas dëshirës, e pasi të jeni spostuar tek ajo direktory, skompresojmë file e kompresuar në këtë menyrë: # gunzip -c apache_1.3.x.tar.gz | tar xvf - Do të krijohet një directory me emrin apache_1.3.x; spostohemi brenda saj me: # cd apache_1.3.x Lëshojmë script-in e konfigurimit me: # ./configure --prefix=/usr/local/apache --enable-shared=max Me parametrin "--prefix" zgjedhim directory "/usr/local/apache" si directory për instalimin e produktit; me "--enable-shared" abilitojmë suportin për modulët dinamikë (dso modules). Kompilojmë dhe instalojmë server-in http të apache me: # make # make install Në këtë pikë duhet të verifikojmë në se ekziston file "/usr/local/apache/bin/apxs": ky është file i apache extensions që do të shfrytëzohet për kompilimin e modulëve dinamikë shtesë (në rastin tonë php). -- HAPI 2.2: INSTALIMI I PHP -- Shkarkojmë një kopje të buruesit php nga siti www.php.net dhe e kopjojmë në directory sipas dëshirës. Spostohemi tek ajo directory, skompresojmë file kompresuar me: # gunzip -c php-4.1.x.tar.gz | tar xvf - Krijohet një directory php-4.1.x; spostohemi brenda saj me: # cd php-4.1.x Lëshojmë script-in e konfigurimit me: # ./configure --with-apxs=/usr/local/apache/bin/apxs --with-mysql=/usr/local/mysql Krijohen kështu Makefiles e duhur për instalimin tonë. Fillojmë pra kompilimin, instalimin dhe kopjen e file .ini me: # make # make install # cp php4.ini-dist /usr/local/lib/php4.ini Hapim file e konfigurimit të apache "/usr/local/apache/conf/httpd.conf" dhe kontrollojmë ekzistencën e linjave që vijojnë: AddType application/x-httpd-php .php LoadModule php4_module libexec/libphp4.so Në qoftë se mungojnë, duhet t'i shtoni ju. Arritur në këtë pikë nuk na mbetet gjë tjetë veç të nisim apo të rinisim server-in tonë http me: # /usr/local/apache/bin/apachectl start ose # /usr/local/apache/bin/apachectl restart KOMPILIMI I PHP SI MODUL STATIK I APACHE -- HAPI 2.1: KONFIGURIMI I APACHE -- Pasi të kemi shkarkuar të njëjtin kod burues të apache nga www.apache.org, e kopjojmë në një directory të zgjedhur sipas dëshirës, dhe pasi të jemi spostuar në të, fillojmë me : # gunzip -c apache_1.3.x.tar.gz | tar xvf - Do të krijohet një directory me emrin apache_1.3.x; spostohemi brenda saj me: # cd apache_1.3.x Ekzekutojmë script-in e konfigurimit me: # ./configure --prefix=/usr/local/apache -- HAPI 2.2: INSTALIMI I PHP -- Shkarkojmë buruesin e php nga siti www.php.net dhe e kopjojmë në të njëjtën directory ku shkarkuam file kompresuar të apache; vazhdojmë me: # gunzip -c php-4.1.x.tar.gz | tar xvf - Krijohet një directory php-4.1.x; spostohemi brenda saj me: # cd php-4.1.x Zbatojmë script-in e konfigurimit me: # ./configure --with-mysql=/usr/local/mysql --with-apache=../apache_1.3.x Kompilojmë dhe instalojmë php me: # make # make install Kopjojmë file .ini me anë të: # cp php4.ini-dist /usr/local/lib/php4.ini -- HAPI 2.3: KOMPILIMI I APACHE ME SUPORTIN STATIK TË PHP -- Rikthehemi në directory buruese të apache me: # cd ../apache_1.3.x Ekzekutojmë script-in e konfigurimit: # ./configure --prefix=/usr/local/apache --activate-module=src/modules/php4/libphp4.a Opcioni "--activate-module" përdoret për të përfshirë në kompilimin e apache modulin statik libphp4.a (gjeneruar nga hapi i kaluar me kompilimin e php). Nuk na ngelet tjetër veç kompilimit dhe instalimit të server apache duke përdorur të zakonshmet: # make # make install Serveri http tani është rikompiluar dhe instaluar me suportin statik të php; përfundojmë duke modifikuar file e konfigurimit të apache "/usr/local/apache/conf/httpd.conf" duke shtuar linjën që vijon: AddType application/x-httpd-php .php -- HAPI 3: PROVA E FUNKSIONIMIT -- Për të verifikuar që gjithshka funksionon siç duhet , duhet të krijojmë një faqe prova.php që përmban kodin dhe t'a shpëtojmë në www: $db = mysql_connect ("localhost") or die ("Lidhja dështoi"); print ("U lidha me sukses"); mysql_close ($db); phpinfo(); ?> Thërrasim faqen nga browser-i i preferuar (localhost/prova.php), mbas përgjigjes pozitive të lidhjes me mysql , duhet t'ju hapet një faqe me informacione mbi gjendjen e server apache dhe të S.O. Sigurisht rruga e përshkruar më sipër është vetëm një nga mundësitë e konfigurimit të ambientit tonë, rruga 'standart'. Kemi mundësi të konfigurojmë në mënyra të ndryshme pozicionin e server-it apache me anë të '--prefix'. Tani në komjuterin tuaj keni krijuar një ambient për të provuar programet e ndrysh,me shkruar në php, apo web-sitin tuaj mbështetur në php dhe mysql. Siç shikuat krijimi i ambientit është i thjeshtë dhe më vonë mund të shtoni dhe të gjithë modulët për të cilët mund të keni nevojë (mod_ssl, mod_perl,mod_ruby,etj...)
 
 
  Ne total ju keni 21843 visitors (44908 hits) ne ket webfaqe!
Uploaded with
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free